Ronaldinho: Milani e ka të vështirë të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve

Futboll

Ronaldinho: Milani e ka të vështirë të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 18:14
Ronaldinho gjatë kohë së tij te Milani

Ronaldinho parashikon se skuadra e Milanit do të jetë edhe më e fortë vitin e ardhshëm, por mendon se përfundoi në katër vendet e para do të jetë i vështirë këtë sezon.

Braziliani magjik kaloi tre vjet me Rossonerët, ku kaloi kohë të mira me skuadrën e madhe italiane.

Mediat italiane u takuan më të në një vizitë në Lecce dhe e pyeten Ronaldinhon për fatin e Rossonerëve për këtë sezon.

Ronaldinho u përgjigj se këtë sezon do të jetë i vështirë përfundimi në vendet që e dërgojnë në Ligën e Kampionëve dhe beson që në sezonin e ardhshëm do të jenë më të fortë.

“Mendoj se vitin e ardhshëm ata do të jenë edhe më të fortë”, ka thënë fillimisht Ronaldinho për faqen e internetit të gazetarit të njohur Gianluca Di Marzio.

“Do të jetë e vështirë për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve, por për një skuadër me historinë e Milanit është e mundur”.

“Kur isha në Milano, unë kurrë nuk besoja se Silvio Berlusconi dhe Massimo Moratti do të shisnin klubet e tyre”.

“Isha i lumtur në Milan, le të shohim se si po shkon tani”, përfundoi ylli brazilian, i cili tani është ambasador i klubit spanjoll, Barcelona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat