Tifozët Kuq e Zi, mesazh prekës për Canën: Kapiten, të na falësh që s’do jemi aty, por…

Futboll

Tifozët Kuq e Zi, mesazh prekës për Canën: Kapiten, të na falësh që s’do jemi aty, por…

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 18:23
Lorik Cana

Tifozët Kuq e Zi kanë postuar sot në “Facebook” një mesazh prekës sa i takon ceremonisë së largimit të Lorik Canës nga kombëtarja.

Tifozët Kuq e Zi i kërkojnë falje Canës për mospraninë e tyre në stadiumin “Loro Boriçi” duke theksuar se ishin të detyruar për këtë veprim.

Kujtojmë që TKZ kërkuan shtyrjen e ceremonisë duke qenë se ata vazhdojnë të bojkotojnë ndeshjet e Shqipërisë brenda, për arsye të sjelljes së policisë me ta gjatë ndeshjes me Izraelin.

Mesazhi i TKZ

Faleminderit Kapiten!

Të na falësh që nuk do të jemi aty të thërrasim edhe një herë emrin tënd sot siç kemi bërë për vite me radhë në të gjitha stadiumet e Europës. Na fal, por na detyruan!

Je dhe do të mbetesh përgjithmonë Kapiteni ynë. Faleminderit për gjithçka! Shihemi së shpejti!

P.s. Tash të presim edhe në tribuna ta përkrahim Kombëtaren së bashku!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat