Islanda mund Kosovën dhe kualifikohet! Shqipëria mposhtet nga Italia

Futboll

Islanda mund Kosovën dhe kualifikohet! Shqipëria mposhtet nga Italia

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2017 Në ora: 20:47
Pamje nga ndeshja e sotme

(E plotësuar) - Kosova pësoi humbjen e nëntë rresht dhe e përmbylli fazën kualifikuese në Kampionatin Botëror.  Kombëtarja e Kosovës u mund me rezultat 2:0 nga Islanda, në ndeshjen e xhiros së fundit të grupit I, e cila u zhvillua në stadiumin "Laugardalsvöllur" në Reikjavik. Kombëtarja e Islandës futet në histori! Islandezët për herë të parë siguruan biletën për në Kampionatin Botëror - "Rusia 2018" në futboll. Kosova përfundoi në vend të katërt me 1 pikë (e fundit) në tabelë, kurse Islanda zuri pozitën e parë me 22 pikë.


Në 45 minutat e parë, u zhvillua lojë mesatare dhe me pak raste shënimi. Në minutën e 30-të, Bodvarsson goditi me kokë por plogësht e drejt në duart e portierit Samir Ujkani. Kosova ka pasur mundësi të mirë, kur Milot Rashica në minutën e 39-të dërgoi një projektil nga rreth 25 metra, por për fat të keq të tij topi shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës pingule. Një minutë më vonë (40'), një gabim i mbrojtjes së Kosovës iu kushtoi shumë, kur Gylfi Sigurdsson nga afërsia me goditje të fortë e të saktë e mposhti Ujkanin, 1:0. Në minutën e  68-të, Johann Gudmundsson nga afërsia i papenguar nga askush me një goditje të fortë thellon fitoren në 2:0. 


Italia importoi tri pikë nga stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër, duke i shkaktuar humbje më rezultat 1:0 Shqipërisë. Futbollisti Antonio Candreva është autor i golit të triumfit të Italisë, e cila përfundoi në vend të dytë me 23 pikë në grupin G, kurse Shqipëria zuri pozitën e tretë me 13 sosh.  Portieri Etrit Berisha del i pari në nxemje me fanellën e Lorik Canës. Më pas dalin të gjithë futbollistët, të cilët mbajnë veshur fanellën me numrin 5 të ish-kapitenit legjendar, ku përpara ishte e shkruar falëminderit kapiten! Në minutën e 9-të, Eros Grezda lëshon një të djathtë rrafsh me tokën, pret në dy kohë Buffon. Në minutën e 21-të, gabim i pafalshëm i Veselit që i jep një mundësi të artë Imobiles, i vëmendshëm Berisha i cili bën një pritje shpëtimtare duke dërguar topin në korne. Në minutën e 73-të, Antonio Candreva i siguroi fitoren Italisë. 

Islanda-Kosova    2:0
Stadiumi "Laugardalsvöllur" në Reikjavik.
Shikues: 9.600.
Gjyqtar: H. Levhner (Austria).
Shënues: G. Sigurdsson (40'), Gudmundsson (68').
Kartonat e verdhë: Ujkani, Pnishi, Be. Berisha.
Islanda: Halldorsson, Saevarsson, R. Sigurdsson, Arnason, Magnusson, Hallfredsson (R. Sigurjonsson 90+1'), Gunnarsson (Ingason 78'), Gudmundsson, G. Sigurdsson, Bjarnason dhe Bodvarsson (Finnbogason 61').
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Jashanica, Rrahmani, Paçarada, Pnishi (Muriqi 55'), Halimi (L. Kastrati 78'), Va. Berisha, Rashica, Celina dhe Nuhiu (Be. Berisha 54').

Shqipëria-Italia    0:1
Stadiumi "Loro Boriçi", në Shkodër.
Shikues: 15.000.
Gjyqtar: S. Moen (Norvegjia).
Shënues: Candreva (73').
Kartonat e verdhë: Chiellini.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Agolli, Basha (Lila 68'), Kaçe, Roshi (Ahmedi 90+1'), Memushaj (Latifi 76'), Grezda dhe Sadiku.
Italia: Buffon, Darmian (Zappacosta 61'), Bonucci, Chiellini, Spinazzola, Candreva, Parolo, Gagliardini, Insigne (El Shaarawy 90+3), Immobile dhe Eder (Gabbiadini 89').


Grupi G
Shqipëria-Italia    0:1 (0:0)
Maqedonia-Lihteshtejni    4:0 (2:0)
Izraeli-Spanja    0:1 (0:0)

Tabela
1. Spanja    10    9    1    0    28     
2. Italia        10    7    2    1    23     
3. Shqipëria    10    4    1    5    13     
4. Izraeli        10    4    0    6    12     
5. Maqedonia        10    3    2    5    11     
6. Liechtenstein        10    0    0    10    0

Grupi I
Islanda-Kosova    2:0 (1:0)
Ukraina-Kroacia 0:2 (0:0)
Finlanda-Turqia    2:2 (0:0)

Tabela

1. Islanda    10    7    1    2    22     
2. Kroacia    10    6    2    2    20     
3. Ukraina    10    5    2    3    17     
4. Turqia    10    4    3    3    15     
5. Finlanda    10    2    3    5    9     
6. Kosova    10    0    1    9    1

85' Islanda pranë historisë, e ndajnë edhe pak minuta, Kosova rreshton humbjen e tetë rresht. 

75' Islanda avancon 2:0. 

68' Johann Gudmundsson nga afërsia i appenguar nga askush me nnjë goditje të fortë thellon epërsinë në 2:0.

62' Lojë mesatare, pa ndryshim rezultati.  

55' Vedat Muriqi futet nw vend tw Alban Pnishit. 
54' Bernard Berisha futet në lojë në vend të Atdhe Nuhiut.47' Islanda është në epërsi me 1:0, kurse Kosova mëton të jetë më e rrezikshme në pjesën e dytë. 

Filloi pjesa e dytë. Përfundoi pjesa e parë. 45' Islanda avancon me 1:0 dhe shumë afër kualifikimit.

40' Një gabim i mbrojtjes së Kosovës iu kushtoi, kur Gylfi Sigurdsson nga afërsia me goditje të fortë e të saktë e mposhti Ujkanin, 1:0.

39' Milot Rashica dërgon një projektil nga rreth 25 metra, por për fat të keq topi shkoi për disa centimetra jashtë shtyllës pingule. 
38' Samir Ujkani ndëshkohet me karton të verdhë, kartoni i parë i verdhë.  

37' Milot Rashica lëndohet gfhatë një duelit në ajër me një lojtar rival.

34' Pa ndryshim rezultati! Kosova po tregon maksimumin dhe po e djersit fortë Islandën. 

30' Bodvarsson oditi me kokë por plogësht drejt në duart e portierit Samir Ujkani.

29' Kosova luan me shumë siguri dhe po tregohet mjaft e mirë karshi Islandës që synon kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror.

24' Mbrojtja funksionon për mrekulli, e cila deri me tash ka bllokuar të gjitha korridoret për sulmuesit e Islandës. 

20' Iniciativë te Islanda, por nuk tregohen sulmuesit e saj të rrezikshëm, kurse djelmoshat e kombëtares së Kosovës me mençuri administrojnë lojën.

17' Atmosferë e jashtëzakonshme, por jo edhe lojë e pëlqyeshme deri me tash. 

14' Afër 10 mijë shikues janë në stadium, është i mbushur plot.

11' Islanda mundohet ta fut në presion Kosovën por pa sukses.

8' Lojë monotone deri më tash,  nuk ka ndonjë presion qoftë të njëra palë apo të skuadra tjetër.

5' Lojë në mesfushë, Kosova luan  me shumë siguri.

3' Lojë e baraspeshuar, Kosova përqendrohet në mbrojtje, kurse Islanda kërkon sa më parë golin.  

Filloi ndeshja, Islanda synon fitore për kualifikim.

Futbollistët dalin në fushë dhe intonohet himni.

Image

Shqipëria-Italia

73' Italia kaloi në epërsi me golin e Antonio Candreva. 

64′ Mundësi e artë për kuqezinjtë, Grezda lëshon një predhë me të majtën, grushton në vështirësi Bufon. Pranë golit Shqipëria.

56′ Ciro Imobbile provon me një kthesë të menjëhershme brenda zonës, topi përfundon jashtë kuadratit, gjyqtari akordon goditje nga këndi.

39′ Italia pretendon për 11 metërsh pas topit të prekur me dorë nga Veseli brenda zonës, nuk ka asgjë për gjyqtarin.

31′ Insigne provon të kombinojë rrezikshëm me Imobilen brenda zonës, ndërhyrje vendimtare e Mergim Mavrajt.

21′ Gabim i pafalshëm i Veselit që i jep një mundësi të artë Imobbiles, i vëmendshëm Berisha i cili bën një pritje shpëtimtare duke dërguar topin në korne.

20'  Nuk mungojnë banderolat thumbuese për Federatën Shqiptare të Futbollit. “FSHF MAFIA” shkruan njëra prejt tyre.

9′ Pranë goli Shqipëria, Grezda lëshon një të djathtë rrafsh me tokën, pret në dy kohë Buffon.

3′ Shqipëria jep shkëndijën e parë në portën italiane, Hysaj gjuan nga distanca, por në pozicion aty Bufon.

Berisha del i pari në nxehmje me fanellën e Lorik Canës. Më pas dalin të gjithë futbollistët, të cilët mbajnë veshur, fanellën me numrin 5 të ish-kapitenit legjendar, ku përpara ishte e shkruar FALEMINDERIT KAPITEN!

Islanda-Kosova
Stadiumi "Laugardalsvöllur" në Reikjavik.
Gjyqtar: H. Levhner (Austria).
Islanda: Halldorsson, Saevarsson, Sigurdsson, Arnason, Magnusson, Hallfredsson, Gunnarsson, Gudmundsson, Sigurdsson, Bjarnason dhe Bodvarsson.
Kosova: Ujkani, Vojvoda, Jashanica, Rrahmani, Paçarada, Pnishi, Halimi, Berisha, Rashica, Celina dhe Nuhiu.

Shqipëria-Italia
Stadiumi "Loro Boriçi", në Shkodër.
Gjyqtar: S. Moen (Norvegjia).
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Mavraj, Agolli, Basha, Kaçe, Roshi, Memushaj, Grezda dhe Sadiku.
Italia: Buffon, Darmian, Bonucci, Chiellini, Spinazzola, Candreva, Parolo, Gagliardini, Insigne, Immobile dhe
Eder.

Islanda fërkon duart për festën e madhe, kurse kombëtarja e Kosovës shpreson në një paraqitje të mirë dhe ta befasojë për të mirë në Reikjavik, në ndeshjen e xhiros së dhjetë të grupit I (e fundit) për kualifikimet në Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’.

Futbollistët islandezë hanë të motivuar më shumë se 100 për qind, sepse trepikëshi i siguron biletën për në Kampionatin Botëror, kurse Kosova luan pa ngarkesë dhe synon të dalë sa më mirë në sfidën e sotme (20.45). Bastet e favorizojnë deri në pikën e fundit Islandën, e cila është edhe më të trimëruar pas fitores në udhëtim me rezultat 3:0 ndaj Turqisë.  Islandezët renditet në vend të parë me 19 pikë apo 18 më shumë se Kosova në fund të renditjes.

Në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër sonte (20.45) do të zhvillohet sfida në mes Shqipërisë dhe superfuqisë botërore, Italisë. Italianët kërkojnë me këmbëngulje tri pikë pas atij dështimit me Maqedoninë kur barazuan me rezultat 1:1.

Shqipëria pas humbjes në Alicante me rezultat 3:0, kërkon pikë në sfidën e fundit ndaj Italisë. Kuqezinjtë janë në vend të tretë me 13 pikë, shtatë me pak se Italia në pozitën e dytë në grupin G. Ventura, përzgjedhës i kombëtares së Italisë,  tha se kërkojnë vetëm trepikëshin dhe asgjë tjetër, ndërsa Christian Panucci i Shqipërisë, pa dyshim se ka emocione, se do të kërkojë që ta mposhtin ish kombëtaren e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat