Spanja mbyllë kualifikimet me të gjitha fitore dhe një barazim

Futboll

Spanja mbyllë kualifikimet me të gjitha fitore dhe një barazim

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 23:06
Festimi i golit

Spanja ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin, Rusia 2019.

Spanjollët mposhtën Izraelin në stadiumin Teddy Stadium të Jerusalemit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse gjithçka u bart në pjesën e dytë.

Asier Illarramendi ka shënuar golin për spanjollët në minutën e 76.

Me këtë fitore Spanja mbyllë kualifikimin në vendin e parë dhe shkon direkt në Botëror.

Spanja ka nga ky grup të gjitha fitore, pos një barazimi, me gjithsej 28 pikë në tabelë.

Kjo kombëtare mposhti Shqipërinë dy herë gjatë kualifikimeve në Shkodër dhe në Spanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat