Bunjaku emocional pas ndeshjes së fundit me Kosovën: Jam krenar me këta djema

Futboll

Bunjaku emocional pas ndeshjes së fundit me Kosovën: Jam krenar me këta djema

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 23:07
Bunjaku ka punuar shumë në 8 vite punë me Kosovën

Albert Bunjaku ka folur pas ndeshjes së fundit si trajneri i Përfaqësueses së Kosovës.

Përfaqësuesja e Kosovës humbi në ndeshjen e fundit në grupin I ndaj Islandës me rezultat 2-0.

Kjo ishte ndeshja e fundit për trajnerin Bunjaku, i cili largohet pas tetë vitesh nga posti i trajnerit të Kosovës.

Pas ndeshjes, Bunjaku u shpreh i emocionuar që po ndahet nga Kosova, por ndihet krenar me punën që e ka bërë për këto shumë vite.

“Është shumë e vështirë për ta luajtur ndeshjen e fundit pasi kemi kaluar shumë vite së bashku. Një paraqitje e tillë të jep emocion edhe më shumë, pasi nuk u dorëzuam asnjëherë”, ka thënë fillimisht Bunjaku.

“Jam shumë krenar me këta djem dhe jam shumë krenar me atë që kemi bërë këto vite. Pavarësisht problemeve, jemi i lumtur që kemi qenë në këtë grup për zhvillimin e këtyre lojtarëve”.

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruaj punën me këta djem dhe besoj që gjithë Kosova duhet ti përkrah këta djelmosha”.

“Performaca ishte e mirë dhe nuk u dorëzuan asnjë moment ndaj një kombëtare të vështirë si Islanda. Eksperienca e Islandës na mposhti. Kjo na ka penalizuar edhe në ndeshje në Shkodër”

“Pasardhësit ia lë një grup me potencial. Ai e ka një rrugë më të lehtë,. Ky ka qenë qëllimi ynë nga fillimi”, përfundoi trajneri i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat