Humbja me Italinë/ Panuçi: Më vjen keq për djemtë. Luajtëm si të barabartë

Futboll

Humbja me Italinë/ Panuçi: Më vjen keq për djemtë. Luajtëm si të barabartë

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 23:43
Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi

Trajneri i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi u shpreh i keqardhur për humbjen ndaj Italisë, duke theksuar se Shqipëria luajti si e barabartë me “Të Kaltrit”.

“Më vjen keq sidomos për djemtë. Kanë luftuar me guxim. Kemi luajtur futboll. Kemi krijuar disa situata për të bërë gol, por në mes të vëmendjes na ndëshkuan”, tha tekniku i kuqezinjve për RTSH.

Pjesë nga intervista

A mund të evitohej ai gol?

Ndodh në futboll. Duhet të mendojmë për të ardhmen.

10 pikë diferencë me Italinë nuk janë ndjerë?

Nuk besoj. Kemi luajtur si të barabartë. Bufon ka bërë më shumë pritje se Berisha. Jam i kënaqur.

Do bëhet një revolucion në skuadër?

Nuk i mbyll derën askujt. Do ketë lojtarë të rinj. Në dhjetor dhe janar do shoh nëse ka lojtarë me kualitet. Baza është, baza është e rëndësishme. Duhet të gjejmë edhe të tjerë.

Jemi më ofensivë me Panuçin?

Ajo me Spanjën ishte një situatë e veçantë. Këta djem kanë cilësi, gjithmonë me respekt. Sot kemi sulmuar, por sigurisht Italia nuk ta jep këtë gjë.

A do ta donit sërish Italinë?

Do të shohim. Në këtë moment nuk mendoj se kush do më bjerë në short.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat