Trajneri i Islandës: Kualifikim historik për në botëror, më vjen keq për Bunjakun

Futboll

Trajneri i Islandës: Kualifikim historik për në botëror, më vjen keq për Bunjakun

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 23:54
Heimir Hallgrimsson

Trajneri i Kombëtares së Islandës, Heimir Hallgrimsson ka folur pas ndeshjes ndaj Kosovës.

Islanda fitoi takimin e fundit të grupit I ndaj Kosovës me rezultat 2-0.

Kjo fitore e dërgoi Islandën me vend të parë në Kampionatin Botëror “Rusia 208”, kualifikimi i parë në histori të kësaj kombëtare të vogël.

Kualifkimin për në botëror trajneri i Islandës, Hallgrimsson e ka cilësuar si historik, teksa ndjen keqardhje për largimin e Albert Bunjakunt nga stoli i Kosovës.

“Kjo është arritja më e madhe në histori jo vetëm të futbollit, por të sportit të Islandës në përgjithësi”, ka thënë fillimisht trajneri Hallgrimsson pas ndeshjes për Supersport.

“Ne e dinim se Kosova do të ishte një skuadër e vështirë”.

“Mendoj se Bunjaku ka bërë punë të mirë, duke e ditur se ai ka pasur pak kohë me lojtarët”.

“Më vjen keq që ai po largohet, sepse Kosova ka nisur të luaj shumë mirë”, përfundoi trajneri i Islandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat