Wenger suspendohet me disa ndeshje

Futboll

Wenger suspendohet me disa ndeshje

Më: 5 janar 2018 Në ora: 17:20
Arsene Wenger

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është suspenduar nga Federata Angleze e Futbollit. Francezit i ka kushtuar një deklaratë dhe kësisoj është suspenduar për tri ndeshje. Wenger po ashtu do të paguajë një gjobë 50,000 euro pasi pranoi se ka përdorur një fjalor jo të përshtatshëm drejt gjyqtarëve në dhomat e zhveshjes. Wenger ka thënë se ai i shërben futbollit me ndershmëri dhe integritet teksa Federata Angleze e Futbollit shqyrton komentet e tij rreth arbitrave. Ai është shprehur se asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk tërheq asgjë të thënë dhe si pasojë federata e ka dënuar me tri ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat