Hajnat sërish ia mësojnë klubit të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Hajvalia.
Sipas përfaqësuesit të këtij klubit, Mehmet Gashi, hajnat vjedhin edhe gjërat e fundit që kishin mbetur në teshatoret e klubit Hajvalia, në stadiumin në Kishnicë. Një rast i paprecedent.
Fotot i ka dërguar Gashi, ndërsa drejtuesit e klubit janë të trishtuar dhe shpresojnë se këto akte të turpshme do të zbardhen dhe hajnat të vihen para organeve të drejtësisë. “Vidhen edhe ato pak sende që kishin mbetur. Turp i madh. Kjo ndodhi sot, dyert e thyera në klub nga hajnat”, tha Gashi.