Turhani lojtar i ri i Llapit

Futboll

Turhani lojtar i ri i Llapit

Nga: K.G. Më: 12 janar 2018 Në ora: 16:42
Turhani lojtar i ri i Llapit

Kampioni vjeshtor i elitës së futbollit, Llapi nga Podujeva,  përforcon radhët me një futbollist nga Shqipëria. Llapjanët prezantuan futbollistin më të ri.

“Turhani luan si qendër-mbrojtës dhe së fundmi ishte pjesë e KF Korabit, ndërsa më parë ka qenë pjesë edhe e KF Shkumbinit. Turhanit i dëshirojmë mirëseardhje në familjen e madhe të KF Llapit dhe suksese drejt objektivave të klubit”, bëhet e ditur nga klubi.

Llapi është në krye me 34 pikë, dy më shumë se Prishtina dhe katër se Drita nga Gjilani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat