Transferimi i ri i Barcelonës shokon të gjithë me deklaratën për Messin

Futboll

Transferimi i ri i Barcelonës shokon të gjithë me deklaratën për Messin

Më: 13 janar 2018 Në ora: 19:31
Lionel Messi

Blerja e re e Barcelonës, Yerry Minas, i është rrëqethur trupi kur është takuar me lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin, për herë të parë që prej transferimit në klubin katalanas.

23-vjeçari është i lumtur që i është bashkuar një klubi që ka kaq talentë, si dhe ka dhënë detaje rreth takimit të parë me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

“Për mua, ai [Messi] është më i miri në botë. Përshtypja e parë që ma la ai gjatë takimit ishte përulësia që kishte. M’u rrëqeth trupi kur m’u afrua Messi me Suarezin në zhveshtore”, ka thënë Minas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat