Dybala nuk është Messi!

Futboll

Dybala nuk është Messi!

Më: 19 janar 2018 Në ora: 15:51
Dybala

Michael Laudrup dëshironte ta relativizonte rolin e mirë të Paulo Dybala te Juventusi. Më shumë se asgjë për të marrë presionin nga lojtari i ri, i cili po përfundon një sezon të mirë në Itali, ku ka shënuar 17 gola në mes të gjitha garave të këtij sezoni, ose 44 gola në 84 ndeshje në total me Juven. Statistikat e tij, dhe fakti që ai është argjentinas, bëjnë që në Itali disa të guxojnë e ta krahasojnë edhe me Messin. Ish-lojtari i Barcelonës dhe Juventusit, duke folur për “Omnisport”, pranoi se Dybala “është një talent”, por ende larg nga Leo.

“Krahasimi mendoj se vjen nga fakti që Dybala është nga Argjentina. Njerëzit duan të thonë se mund të jetë Messi tjetër, por jo, nuk ka asnjë tjetër Messi tani. Për të parë Messin tjetër, ne duhet të presim. Unë nuk mendoj se e shoh Leon tjetër në jetën time”, – tha danezi. Përveç kësaj, Laudrup shtoi se: “Unë nuk mendoj se do të përfitojë ndonjë gjë duke e krahasuar veten me Messin, sepse Dybala nuk është Lionel. Ai është një lojtar shumë i talentuar, por nuk është Messi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat