Arsenali kontakton Luis Enriquen për zëvendësues të Wengerit

Futboll

Arsenali kontakton Luis Enriquen për zëvendësues të Wengerit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:44
Luis Enrique

Klubi i madh anglez thuhet se ka bërë kontaktet e parë me trajnerin spanjoll, Luis Enrique, i cili shihet si zëvendësues i Arsene Wengerit.

Wenger konfirmoi sot (e premte) gjatë ditës se ai do të largohet nga Arsenali pas përfundimit të sezonit aktual.

Ky vendim i trajnerit francez erdhi pasi klubi nuk po ka suksese në vitet e fundit as në Ligën Premier dhe as në Ligën e Kampionëve.

Mediat tash e disa muaj po shkruajnë për zëvendësuesit e mundshëm të francezit, ku spikasin emra nga më të mëdhenj të futbollit botëror.

Megjithatë, sipas The Independent, drejtuesit kanë zgjedhur tashmë zëvendësuesin e Wengerit.

Ky medium britanik thekson se Arsenali tashmë ka bërë kontaktet e para me ish-trajnerin e Barcelonës, Luis Enrique.

Por, kuptohet se 47-vjeçari ka kërkuar një rrogë të barabartë me atë që fitonte Wengeri, duke lënë dyshime mbi përshtatshmërinë e tij.

Sipas këtij mediumi, drejtuesit e klubit nga Emirates janë duke i konsideruar edhe emrat e dy ish-futbollistëve të tyre, Patrick Vieira dhe Mikel Arteta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat