Reprezentuesi i Kosovës është në shënjestër të disa skuadrave të Premier League angleze. Siç shkruan ‘Daily Mail’ skuadra e Evertonit dhe Newcastles, janë duke e ndjekur futbollistin Avdijajn.
Krahas tyre është e interesuar për sulmuesin shqiptar edhe Huddersfieldi. Avdijaj është i huazuar te skuadra holandeze, Roda, me të cilën ka pasur 11 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola. Tani mbetet të shihet se ku do të vazhdojë 21-vjeçari nga Kosova.
Në rast se shkon te Huddersfieldi, do të bëhet shqiptari i dytë i kësaj skuadre, pasi që me sukses luan aty edhe mbrojtësi Florent Hadërgjonaj.