Maradona çudit botën

Futboll

Maradona çudit botën

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:29
Maradona

Legjenda e Argjentinës Diego Maradona bëhet bjellorus….të paktën sa për punën e tij të re te Dinamo Brest. Klubi elitar bjellorus ka emëruar ish-futbollistin si president.

Maratona do të nisë punën e re pas Kupës së Botës dhe do të jetë përgjegjës për aspektin futbollistik të klubit.

Dinamo Brest aktualisht është në vend të tetë në renditje dhe nuk ka fituar asnjëherë kampionatin. Por me ardhjen e Maradona-s gjithçka pritet të ndryshojë.

Maradona do të jetë strategu i futbollit për ekipin, gjithashtu do të jetë përgjegjës edhe për akademinë e klubit.

Argjentinasi ka qenë trajneri i ekipit të kategorisë së dytë Fudchaira SC në Emiratet Arabe, ku u shkarkuar në prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat