Mallkimi i Grupit F, asnjë kombëtare nuk e ka fituar Botërorin

Futboll

Mallkimi i Grupit F, asnjë kombëtare nuk e ka fituar Botërorin

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 11:46
Ilustrim

Kampioni i Botës, Gjermania do të luajë në një grup në të cilin asnjë skuadër në historinë e Kampionateve Botërore nuk ka arritur ta ngrejë lartë kupën.

Gjermania do të ketë përballë vetes dy sfida.

Asnjë kampionë bote nuk ka arritur ta mbrojë titullin e fituar që nga viti 1962. I fundit që ia arriti ka qenë Brazili i Peles. Dhe çudia është se kush e ka provuar të fitojë për herë të dytë radhazi Kupën e Botës, ka dështuar. Si Argjentina në 1990 dhe Brazili në 1998.

Këtu hynë edhe mallkimi i Grupit F. Kush ka qenë në fazën e parë në këtë grup nuk ka mundur dot të triumfojë në fund të kompeticionit që nga koha kur hyri në fuqi faza e eliminimit direkt.

Vetë faqja zyrtare në “Twitter” e gjermanëve postoi pas hedhjes së shortit, duke shkruar “Ka gjithmonë një herë të parë, F po!”.

Të shohim nëse Gjermania, do të jetë skuadra e cila do të arrijë të thyej këtë mallkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat