Shaqiri i uron suksese Dritës

Futboll

Shaqiri i uron suksese Dritës

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 12:26
Shaqiri

Sot është dita kur Drita pritet të debutojë në garën më prestigjioze në Evropë, Ligën e Kampionëve.

Kampionët kosovar do të përballen sot me Santa Coloma-n në kuadër të turit parakualifikues me fillim nga ora 17:00.

Bardh e kaltërit kanë marrë mbështetje të fuqishme nga Xherdan Shaqiri, ylli gjilanas që aktualisht po shkëlqen me Përfaqësuesen e Zvicrës në Kampionatin Botëror “Russia 2018”.

“Shum suksese djema, ju përshendes nga Russia”, ka shkruar Shaqiri me llogarinë e tij private në atë të klubit gjilanas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat