“Juve-CR7”

Futboll

“Juve-CR7”

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 17:58
Ronaldo

Zërat e vazhdueshëm për një transferim të mundshëm të yllit portugez Cristiano Ronaldo të Realit të Madridit drejt Juventusit të Torinës kanë trazuar botën e futbollit që po e pret CR7 si Mesian.

“Juve-CR7” lexohej në titullin e së mërkurës së ”La Gazetta dello Sport”, e përditshmja më e ndjekur sportive italiane, që flet për një transferim që do të bëhet realitet për 350 milionë euro, përfshirë 100 milionë për Realin dhe 30 milion në vit për katër vitet e ardhshme të sulmuesit më të famshëm të “Merengues”.

Në rekord i tillë do të linte pas shifrën e ofruar për Neymar nga PSG verën e kaluar, për 222 millionë euro.

“Zhurma e madhe e shkaktuar nga kjo ngjarje mes Italisë, Portugalisë dhe Spanjës është qetësuar’’, shkruan gazeta që flet për një histori që nisi si një ëndërr, sugjerim, tashmë një ide për t’u bërë ndoshta një realitet.

“Ethet e zebrës”, është kryeartikulli i ”Corriere della Sport” duke iu referuar fanellës së famshme bardhë e zi të Juves, klubi i cili ka rreshtuar një seri mbresëlënëse me shtatë herë rresht fitues i Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat