Gruaja e ish-yllit të Inter jep alarmin: Duan të më vrasin fëmijët

Futboll

Gruaja e ish-yllit të Inter jep alarmin: Duan të më vrasin fëmijët

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 14:18
Gruaja e ish-yllit të Inter jep alarmin: Duan të më vrasin fëmijët

Kalimi i Mauro Zarate nga Velez te Boca Juniors vazhdon të shkaktojë shumë polemika dhe zemërim mes tifozëve. Akuza është ajo se është bërë një tradhtar. Sipas gazetarit, Pablo Carrozza, janë bërë kërcënime për atentate në shkollën e fëmijëve të Mauro-s shkruan telesport.

Bashkëshortja, Natalie, ka zbuluar më pa se edhe ata janë kërcënuar. Duke folur në një program televiziv, ajo ka thënë se ka bërë një denoncim për kërcënimet për vdekje të marra nga ajo dhe bashkëshorti i saj:

“Do të vrasin fëmijët e mi dhe ne. Kemi marrë kërcënime në WhatsApp, Instagram dhe Twitter, njerëzit nuk e kuptojnë se kjo është vetëm një punë. Do të më vrasin fëmijët”. Shkolla e vajzës Mia është evakuuar për shkak të një lajmërimi për bombë. Tensioni është shumë i lartë.

Mauro ka folur për “Tyc Sports”: “Nuk mendoja se ky transferim do të shkaktonte një zemërim kaq të madh, me kërcënime dhe fyerje deri në këtë pikë… Po, e kam kuptuar, tani duhet të pres pak që gjithçka të kalojë dhe të siguroj familjen time”, ka thënë ish-lojtari i Lazio-s dhe Inter-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat