Shkëndija është e gatshme për skuadrën e Uellsit

Futboll

Shkëndija është e gatshme për skuadrën e Uellsit

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 11:29
Ilustrim

Shkëndija nga Tetova të martën në Shkup përballet me The New Saints të Uellsit në kuadër të xhiros së parë eliminatore të Champions League. Një ditë para ndeshjes (e hënë) para mediave do të flasin trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

KF Shkëndija të hënën (09.07.2018) organizon konferencë për shtyp para duelit KF SHKËNDIJA vs THE NEW SAINTS FC në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve të Champions League, që do të zhvillohet më 10.07.2018 në Shkup. Takimi me gazetarë do të mbahet në hapsirat e stadiumit ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 12:00, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

Njëkohësisht ju njoftojmë se skuadra nga Uellsi në Shkup arrinë të dielën (08.07.2018), ndërsa stërvitjen zyrtare para ndeshjes do ta zhvillojnë të hënën (09.07.2018) në orën 19:45 në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Pak para fillimit të stërvitjes, në orën 19:15 mysafirët parashohin të zhvillojë takim me media.

Ndeshja Shkëndija-The New Saints zhvillohet të martën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 20:15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat