Gavazaj afër kalimit te Yenisey

Futboll

Gavazaj afër kalimit te Yenisey

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:13
Gavazaj afër kalimit te Yenisey

Enis Gavazaj po kalon ditët e tij të fundit te Skënderbeu sepse shumë shpejtë mesfushori me tipare sulmuese i cili është grumbulluar edhe në kombëtaren shqiptare do të ndërrojë skuadër. Mes Kroacisë dhe Rusisë, Gavazaj ka zgjedhur Premier Leaguen ruse sepse 23-vjeçari nga Prizreni është shumë pranë transferimi te skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit rus, Yenisey Krasnoyarsk. Menaxheri i Gavazajt Shkumbin Qormemeti po bën të mundur këtë transferim. Nëse realizohet me sukses kalimi i 23-vjeçarit te Yenisey, atëherë Gavazaj do të ishte shitja e dytë që bën Skënderbeu në kampionatin rus, pas Bernard Berishës që u transferua te Anzhi. Për ta lënë të lirë yllin e skuadrës presidenti i korçarëve Ardjan Takaj kërkon minimalisht 600 mijë euro shifër që klubi i Yenisey-it është i gatshëm ta paguajë. Në këtë merkato Skënderbeu ka shitur James Adeniyi te Gabala në Azerbajxhan dhe Suad Sahitin te Larissa në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat