Mund t’a kerni harruar Pedron, po atë do t’a shohim tek gjiganti i Serie-A

Futboll

Mund t’a kerni harruar Pedron, po atë do t’a shohim tek gjiganti i Serie-A

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 22:16
Pedro Rodriguez

Shtohen zërat se sulmuesi i Chelsea, Pedro Rodriguez, mund të kalojë te Lazio për të marrë vendin e lënë bosh nga Felipe Anderson, i cili u transferua te West Ham për 40 milionë euro.

“La Repubblica”, “CalcioNews24” dhe “Laziopress.it” kanë bërë me dije se Perdo është ideja e fundit që i ka ardhur drejtorit teknik të Lazio, Igli Tare, pasi Xherdan Shaqiri zgjodhi të shkojë te Liverpool.

Ish-sulmuesi i Barcelonës e ka humbur vendin e titullarit te Chelsea dhe ka vetëm një vit kontratë të mbetur me klubit londinez.

Për më tepër, “blutë” do të pranonin me kënaqësi një ofertë prej 25 milionë eurosh për 30-vjeçarin, 15 milionë euro më pas sesa mori Lazio nga shitja e Anderson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat