Superkupa e Kosovës jo me 12 gusht

Futboll

Superkupa e Kosovës jo me 12 gusht

Nga: K. G. Më: 20 korrik 2018 Në ora: 13:49
Lojtarët e Dritës

Superkupa e Kosovës nuk do të luhet në datën e paraparë mes Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani, por është shtyrë për një ditë më vonë.

“Ndeshja e Superkupës ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, e paraparë të luhet më 12 gusht, është zhvendosur për datën 13 gusht (e hënë) në orën 20:00 në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë”, bëhet e ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Drita është kampione dhe Prishtina fitues i Kupës, cila do të jetë më afër këtij trofeut të çmueshëm, do të shihet me 13 gusht!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat