Barcelona troket...

Futboll

Barcelona troket...

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 11:04
Malcom

Barcelona ka bërë një ofertë të vonshme dhe më të leverdishme për talentin brazilian, Malcom dhe kjo thuhet që ka bërë Bordeaux ta pezullojë transferimin e brazilianit te Roma, raportojnë mediat italiane. 

Me herët gjatë ditës u raportua për një arritje të marrëveshjes mes francezëve të Bordeaux dhe Romës për transferimin e Malcom në Olimpico.

Të dy skuadrat kishin lajmëruar në faqet e tyre zyrtare se një marrëveshje është arritur dhe se talenti brazilian do të transferohej te Roma.

Malcom do të duhej të arrinte në Romë sot në mbrëmje përpara se t’i kryej teste mjekësore me Giallorossët në mëngjesin e së martës pasi klubet kishin rënë dakord për një marrëveshje prej 36 milionë eurosh.

Megjithatë, Sky Sport Italia pretendon se klubi francez nuk ka autorizuar fluturimin e Malcom në kryeqytetin italian.

E gjithë kjo thuhet se është bërë pasi gjiganti spanjoll, Barcelona, ka trokitur në dyert e skuadrës franceze me një ofertë më të lartë, e cila mendohet të jetë 41 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat