Fituesi i Kupës së Botës kërkon largimin nga Barcelona

Futboll

Fituesi i Kupës së Botës kërkon largimin nga Barcelona

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 11:41
Dembele

Sipas Helena Condis në ”Sports COPE”, Dembélé po kërkon një rrugëdalje nga Barcelona. Lojtari francez është prekur edhe në sedër, sepse beson se nënshkrimi me Malcom tregon se klubi katalanas nuk beson në të.

Dembele ka vuajtur në vitin e tij të parë në Barcelonë dhe nuk është i gatshëm të luajë një rol dytësor përsëri, këtë sezon. Marrëdhënia e tij me trajnerin Ernesto Valverde është shumë e ftohtë dhe shpreson që tekniku ta sqarojë sa më shpejt nëse ai do të ketë rol kryesor apo jo në skuadër.

Sulmuesi francez, përveç kësaj, është lënduar shpirtërisht me trajnerin e Barcelonës, sepse Valverde nuk i ka dërguar atij asnjë mesazh për ta përgëzuar për fitimin e Kupës së Botës. Francezi e përjeton shumë këtë gjest të Valverde, pas një sezoni të vështirë.

Nga ana e saj, Barcelona, sipas Helena Condis, nuk parashikon transferimin e lojtarit. Klubi katalanas e konsideron të patransferueshëm, pasi ai dhe Malcom janë dy lojtarë të ndryshëm, për të përforcuar grupin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat