Juventusi i vë kushte Bonuccit nëse dëshiron të rikthehet

Futboll

Juventusi i vë kushte Bonuccit nëse dëshiron të rikthehet

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 12:35
Ilustrim

Mund të ndodhë që në ditët në vazhdim mbrojtësi italian të rikthehet përsëri në Torino.

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci së fundmi ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u rikthyer te klubi i tij i vjetër Juventus.

Nga ana tjetër edhe Juventus nuk është se e refuzon këtë çështje por megjithatë ka disa kushte.

Sipas Tuttosport problem të Juventus do të jetë paga e lartë e Bonuccit pasi te Milani ai paguhet 7.5 milionë euro në sezon. Bardhezinjtë nuk janë të gatshëm të paguajnë këtë rrogë dhe maksimumi që mund të japin janë, pesë milionë euro në sezon.

E dyta, por jo më pak e rëndësishmja, Bonucci duhet të kërkojë falje për festimin e golit në Torino vitin e shkuar, ku shumë tifoz u ndjenë të provokuar nga ai.

Mbetet të shihet nëse Bonucci do t’i pranojë këto kushte që të veshë përsëri fanellën e Juves.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat