Prishtina fillon përgatitjet

Futboll

Prishtina fillon përgatitjet

Më: 27 korrik 2018 Në ora: 11:25
Prishtina gjatë stërvitjeve

Prishtina pas shtatë ditëve pushim nga ndeshja me Fola-n,  kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri që fillon me ndeshjen e Superkupës me 13 gusht e një javë më pas edhe kampionati.

Skuadra ka nisur aty ku e kishte përfunduar para se të shkonte në pushim, në fushën me bari sintetik të stadiumit të 2 Korrikut.

Prezent nuk ishin të gjithë futbollistët ku disa prej tyre munguan me arsye. Ndërsa dje u mbajtë vetëm një seancë stërvitore, ajo e paradites, kurse nesër mbahen dy seanca, nga ora 10:00 dhe nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat