Valverde zbulon përforcimin e ri të Barcelonës

Futboll

Valverde zbulon përforcimin e ri të Barcelonës

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 10:11
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka pranuar se pret përforcime të tjera në ekip për sezonin e ri.

Barcelona nuk i ka përfunduar përforcimet për sezonin e ri.

Trajneri Ernesto Valverde ka bërë të ditur se pret ardhjen e blerjeve të reja, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Valverde ka shpjeguar se është në pritje të një mesfushori të ri.

“Nuk mendoj se i kemi përfunduar përforcimet për sezonin e ri”, deklaroi Valverde për mediat spanjolle.

“Kemi nevojë për një mesfushorë që mund ta përforcojë stilin tonë të lojës”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat