Klopp për Shaqirin: Nuk është normal

Futboll

Klopp për Shaqirin: Nuk është normal

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 15:22
Klopp për Shaqirin: Nuk është normal

Liverpooli tregoi paraqitje të mirë sidomos shqiptari Xherdan Shaqiri. Liverpooli shënoi fitore me rezultat 4:1 përballë Manchester Utd. Njëri nga golat u shënua nga blerja më e re e skuadrës së Klopp, Xherdan Shaqiri. Në përfundimin e ndeshjes trajneri gjerman ka qenë shumë i entuziazmuar nga shqiptari.

“Nuk është normal. Ka vetëm 4 ditë që stërvitet me ne dhe është përshtatur kaq mirë në stilin tonë të lojës. I kemi dhënë liri që të luajë siç ai dëshiron, Na ka dhënë më shumë dinamikë me shpërthimet e tij në sulm. Edhe te goli i Starixh këtë bëri. Unë dua të jem i sinqertë, ishte më mirë nga sa e prisja. Kur erdhi këtu ishte shumë i entuziazmuar sepse për të është momenti më i mirë në karrierë”, përfundoi Klopp.

Shaqiri do të rivalizojë me sulmues të kalibrit Salah e Mane për një vend në formacion. Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të International Champions Cup dhe u zhvillua në stadiumin Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin mbledhur 101.254 shikues. Shaqiri futet në pjesën e dytë dhe asistoi edhe në golin e tretë pikërisht në minutën e 66-të, ndërsa vet shënoi në atë të 82-të, gol me kërcim akrobatik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat