Rrumbullaku: Nuk kemi diferenca të mëdha

Futboll

Rrumbullaku: Nuk kemi diferenca të mëdha

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 18:46
Rrumbullaku: Nuk kemi diferenca të mëdha

Simon Rrumbullaku, mbrojtësi i Kukësit, ka folur për mikrofonin e klubit verilindor, në vigjilje të sfidës së kthimit me Karabakun. Rrumbullaku shprehet se pas ndeshjes së parë, u pa se nuk kishte ndonjë diferencë të madhe mes ekipeve, dhe Kukësi do të tentojë të arrijë një kualifikim historik.

“Ishte një udhëtim shumë i gjatë, por e rëndësishme është që tani erdhëm në këtë hotel luksoz, do shplodhemi dhe do bëjmë stërvitjen e fundit në darkë, të jemi gati për takimin e nesërm. Grupi në të gjitha këto ndeshje ka dhënë maksimumin, dhe kjo do ndodhë dhe nesër, që të arrijmë kualifikimin. E pamë edhe ndeshjen e parë, që nuk kemi ndonjë diferencë shumë të madhe. Karabaku ka ekip cilësor me vlera, por edhe ne kemi treguar vlerat tona. Rëndësi ka që të mos pësojmë gol, besoj se do kemi mundësi edhe të shënojmë një gol që të kualifikohemi. Siç luajtëm me Valetën. Besoj se do ta arrijmë këtë qëllim. Ansi Agolli është kapiten i Kombëtares, por besoj se ne kualifikohemi nesër.” – deklaroi Rrumbullaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat