Atletico i jep mirëseardhjen 26-vjeçarit, Napoli mbetet me “gisht në gojë”…

Futboll

Atletico i jep mirëseardhjen 26-vjeçarit, Napoli mbetet me “gisht në gojë”…

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 08:15
Diego Simeone

Nga fjalët te faktet. Menjëherë sapo shiti Sime Vrsaljko te Inter, Atletico e Madridit e ka zëvendësuar mbrojtësin e djathtë, duke marrë Santiago Arias, 26 vjeç, pjesë e kombëtares së Kolumbisë.

Spanjollët e kanë zyrtarizuar marrëveshjen me një postim në rrjetin social “Twitter”.

Mbetet me gisht në gojë Napoli që e kërkonte prej kohësh futbollistin e PSV Eindhoven dhe ishte shumë pranë marrëveshjes me klubin holandez, por në fund vendosi vullneti i futbollistit.

Arias u kërkua me ngulm nga trajneri Diego Simeone dhe klubi plotësoi dëshirën e “El Cholo” duke paguar 15 milionë euro.

Ai bëhet përforcimi i tretë për “Los Colchoneros”, pas Lemar, që erdhi për 65 milionë euro nga Monaco dhe Gelson Martins, i cili erdhi “gratis” nga Sportingu i Lisbonës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat