Bayern blen Kovac-in e dytë për vetëm 1 euro

Futboll

Bayern blen Kovac-in e dytë për vetëm 1 euro

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 10:00
Asistenti i trajnerit aktual Niko Kovac, vëllai Robert, ka ardhur me një çmim ofertë te Bayern.

Ndërkohë që për lojtarët shpenzohen shifra të çmendura, edhe për trajnerët kanë filluar të paguhen shuma të larta, por ka edhe përjashtime si ky i Bayern Munich.

Asistenti i trajnerit aktual Niko Kovac, vëllai Robert, ka ardhur me një çmim ofertë te Bayern.

Rekordmenët gjermanë kanë shpenzuar vetëm 1 euro për vëllain e trajnerit, me paratë që i ka marrë ish-ekipi Eintracht Frankfurt.

Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Frankfurt Fredi Bobic për Bild: “Po, është e vërtetë. Mund të kishte qenë edhe zero, por në mënyrë simbolike e lamë 1 euro.

“Diçka normale, por që tingëllon për të qeshur,” shprehet Bobic.

Vëllezërit Kovac janë transferuar në Munich këtë verë. Ata kishin një kontratë deri më 2019 te Frankfurt. Niko i ka kushtuar Bayern-it 2.2 mln euro, ndërsa vëllai i tij vetëm 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat