Allegri mirëpret Bonucci te Juventusi

Futboll

Allegri mirëpret Bonucci te Juventusi

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 13:55
Allegri mirëpret Bonucci te Juventusi

Juventusi mundi “MLS All-Stars” me penallti, por deklaratat më të shumëpritura të Massimiliano Allegrit, pas ndeshjes, ishin ato për negociatat e mbylljes së marrëveshjes me Milanin, në bazë të së cilës Leonardo Bonucci do të rikthehet te bardhezinjtë pas një viti, ndërsa Mattia Caldara dhe Gonzalo Higuain kanë marrë drejtimin e kundërt, drejt Milanos.

“Leonardo kthehet tek ne pas një viti, është një lojtar i rëndësishëm. Ai nuk ka ndryshuar për gjashtë muaj. Caldara është më i ri dhe, së bashku me Romagnoli dhe Rugani, do të përbëjnë treshen e mbrojtësve të rinj më të fortë në Itali.

Më vjen keq, por merkato na ka detyruar ta përfshijmë Caldara në marrëveshje… Sa për Higuain, e falënderoj përzemërsisht për këto dy vite, në të cilat dha gjithçka. Milani sigurisht bleu një sulmues të madh”, – nënvizoi trajneri i kampionëve të Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat