Osmani godet sërish

Futboll

Osmani godet sërish

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 14:01
Osmani godet sërish

Vazhdon “telenovela” Tefik Osmani. Mbrojtësi korçar, i cili pritet t’i bashkohet Skënderbeut, ka goditur sërish me një postim të tijin në “Facebook”. 

Korçari, i cili shquhet për thumbimet e tij dhe shprehjet filozofike, kësaj here bën apel se duhet të dëgjohet “regjisori” dhe jo atë që është duke folur në skenë.

“Njerëzit po besojnë atë që është në skenë duke folur. Duhet të dëgjojnë dhe (regjisorin) që është mbrapa skenës  duke pritur të flasë”, shkruan Osmani në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat