Man United gjen një mënyrë interesante për të arritur te Lewandowski

Futboll

Man United gjen një mënyrë interesante për të arritur te Lewandowski

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 17:57
Robert Lewanodwski

Manchester United është skuadra e fundit që ka hyrë në garë për Robert Lewanodwskin.

Sulmuesi polak që ka shprehur dëshirë të largohet nga Bayern Munich pas katër viteve qëndrim, po pëlqehet shumë edhe nga Real Madrid dhe Chelsea.

‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të sakrifikojnë sulmuesin francez, Anthoy Martial, për të arritur deri te Lewandowski.

Në ofertën për Lewandowskin, Manchester United do t’i ofrojë Bayernit një shumë të madhe parash, dhe kartonin e Martialit, që po ashtu është i gatshëm të largohet nga ‘Old Trafford’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat