Rival i Messit

Futboll

Rival i Messit

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 18:55
Marca-Andre ter Stegen e Lionel Messi

Portieri i Barcelonës, Marca-Andre ter Stegen, e ka pranuar se dëshiron të jetë një nga katër kapitenët e klubit për sezonin e ardhshëm.

Duke folur për mediat amerikane në San Jose, ku Barcelona është duke mbajtur turneun parasezonal në SHBA, gjermani ka shprehur dëshirën për të marrë shiritin e kapitenit.

“E gjithë skuadra do ta vendosë se kush do të bëhet kapiten. Kjo nuk është gjëja më e rëndësishme, por jam shumë krenar që po përmendet emri im për këtë rol”, ka thënë portieri gjerman.

“Unë do të isha shumë krenar nëse zgjidhem të jem një nga kapitenët e Barcelonës, por kjo nuk është shumë e rëndësishme për mua. Ne nuk kemi nevojë për katër kapitenë pasi që në skuadër kemi më shumë se vetëm katër kapitenë”.

Sezonin e kaluar kapiten i Barcelonës ishte Andres Iniesta, ndërsa zëvendës kapiten ishte Lionel Messi. Pasi që Iniesta u largua për në Vissel Kobe, kapiteni i parë për sezonin e ardhshëm pritet të jetë Messi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat