Barcelona nesër e zyrtarizon transferimin e Vidalit

Futboll

Barcelona nesër e zyrtarizon transferimin e Vidalit

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 20:57
Arturo Vidal

Arturo Vidal është shumë pranë transferimit te Barcelona.

Mesfushori kilian është i destinuar për të luajtur në skuadra të mëdha, edhe pas largimit nga Bayern Munich.

Mediet në Spanjë bazuar në burime të sigurta, njoftojnë se Vidal nesër (e premte) do të zyrtarizohet te Barcelona.

Klubi katalan po mbyll çështjet e fundit me Bayernin, dhe gjatë ditës së premte do të njoftojë marrëveshjen për publikun.

Transferimi i 31 vjeçarit te Barcelona është një befasi për të gjithë, pasi prej javësh ka qenë në bisedime me Interin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat