Kukësi mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës

Futboll

Kukësi mëson kundërshtarin në Ligën e Evropës

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 22:35
Kukësi

Tashmë është konfirmuar edhe kundërshtari i Kukësit, në turin e tretë të Europa Leagues.

Verilindorët, pasi u eliminuan nga Champions, tashmë do të provojnë forcat në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian, përballë gjeorgjianëve të Torpedo Kutaisi.

Skuadra e Torpedos, fitoi të dyja takimet përballë ekipit nga Ishujt Faroe, Vikingur. Sfida e parë u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa fitore shënuan edhe në ndeshjen e dytë, me shifrat 0-4.

Kukësi do të luajë më 9 gusht takimin e parë ndaj Torpedo Kutaisit në shtëpi në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa atë të kthimit një javë më pas, në datën 16 gusht.

Në Superligën vendëse të formuar në vitet ’90 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Torpedo ka fituar katër herë titullin kampion në Gjeorgji. Gjithashtu është fitues i tri Kupave dhe një Superkupe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat