Reali ka edhe pak ditë në dispozicion për Courtois

Futboll

Reali ka edhe pak ditë në dispozicion për Courtois

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 06:14
?Thibaut Courtois (Foto: Getty Images)

Afati kalimtar veror në Ligën Premier mbyllet më 9 gusht dhe nëse Chelsea nuk gjen një zëvendësues për Thibaut Courtois, atëherë belgu do të mbetet në Stamford Bridge.

Los Blancos janë të interesuar për portierin e Bluve, mirëpo që ai të kalojë në Santiago Bernabeu, duhet që klubi anglez të gjejë një portier tjetër brenda një jave.

Courtois dëshiron të kthehet në Madrid, ku jeton familja e tij, mirëpo Chelsea nuk e lejon të largohet para se të gjejë një zëvendësues.

Dy klubet kanë arritur një marrëveshje paraprake në vlerë prej 35 milionë eurosh për 26-vjeçarin, por kushti është që transferimi mund të ndodhë vetëm pasi që Blutë të gjejnë një portier tjetër.

Reali i ka në dispozicion portierët Keylor Navas, Kiko Casilla, Andriy Lunin e Luca Zidane, mirëpo dëshiron që Courtois të jetë në portën e kampionit evropian.

Belgu ia ka bërë të qartë Chelseat se nuk do të nënshkruajë kontratë të re dhe në verën e ardhshme do të jetë lojtar i lirë.

Prandaj, klubi anglez duhet ta shesë tani në mënyrë që të përfitojë para nga portieri më i mirë i Kampionatit Botëror.

Afati kalimtar në Spanjë është i hapur deri më 31 gusht, prandaj Reali do të ketë kohë që t’i kryejë procedurat e transferimit pas 9 gushtit, por e gjitha varet nëse Chelsea do të gjejë portier brenda një jave.

Kasper Schmeichel (Leicester City) dhe Jack Butland (Stoke City) kryesojnë listën e Bluve, në të cilën bëjnë pjesë edhe Gianluigi Donnarumma (Milan) e Kevin Trapp (Paris Saint-Germain).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat