Perez: Modric largohet vetëm nëse dikush paguan 750 milionë euro

Futboll

Perez: Modric largohet vetëm nëse dikush paguan 750 milionë euro

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 06:41
Luka Modric

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, iu është përgjigjur thashethemeve që e lidhin Luka Modricin me Interin.

Kreu u Los Blancos e ka bërë të qartë se klubet që e dëshirojnë mesfushorin kroat duhet ta paguajnë klauzolën e tij.

Mediat kanë spekuluar se 32-vjeçari mund të largohet nga Santiago Bernabeu, ndërkohë që Nerazzurrët kanë shprehur interesim për të.

Mirëpo, reagimi i Perez zbeh çdo spekulim për mundësinë që ta shohim Modricin në Serie A në edicionin e ri.

“Modrici nuk do të largohet nga Real Madridi. Ai nuk largohet, pos nëse dikush e paguan klauzolën e tij prej 750 milionë eurosh dhe asnjë euro më pak”, citon AS fjalët e Perez.

Është e pamundur që Interi ta paguajë këtë shifër për mesfushorin, i cili po ashtu nuk do të dëshironte t’i prishë raportet me Realin.

Sipas Gazzetta dello Sport, personi që e dëshiron largimin e Modricit nga Spanja është gruaja e tij, Vanja Bosnic.

Sidoqoftë, kroati ka kontratë me Mbretërit deri në vitin 2020, nga e cila përfiton nëntë milionë euro për sezon.

Reali madje është i interesuar që t’ia rinovojë kontratën duke marrë parasysh formën e tij në Ligën e Kampionëve dhe në Kampionatin Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat