Barcelona mund të fitojë 18 milionë euro nga United

Futboll

Barcelona mund të fitojë 18 milionë euro nga United

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 08:29
Yerry Mina

Yerry Mina e ka rivlerësuar veten me paraqitjen e bërë në Kupën e Botës së Rusisë, ndaj kostoja i ka shkuar nga 12 milionë euro në 40 milionë, për vetëm disa muaj. Gjatë kësaj kohe, qendërmbrojtësi kolumbian nuk e ka bindur Barcelonën, e cila e ka vendosur atë si element të transferueshëm gjatë merkatos së kësaj vere.

Ai nuk e bind trajnerin Valverde, por Mina ka shumë adhurues për rininë e tij, për fizikun dhe adaptimin e shpejtë në futbollin europian. Barça, e cila tashmë ka nënshkruar me Lenglet, dëshiron të përfitojë nga momenti dhe të nxjerrë maksimumin ekonomikisht nga shitja e kolumbianit.

Siç raportohet nga “The Sun”, emisari i Manchester United, Matt Judge, ka udhëtuar për në Barcelonë, për të mbyllur nënshkrimin e Mina, pas 10 ditësh bisedimesh me klubin katalanas. Manchester United është në nxitim, pasi merkatoja e transferimeve mbyllet më 9 gusht, kështu që mund të pajtohet të paguajë shifrën, që Barcelona kërkon.

Sipas informacionit, detaje të vogla mbeten për ta mbyllur marrëveshjen. Barcelona po konsideron një opsion të riblerjes, por Manchester United dhe Mourinho nuk e pranojnë këtë. Përveç Manchester United, Yerry Mina ka marrë oferta edhe nga Olympique Lyon, Everton, Fenerbahce dhe Zenit, por opsioni që i pëlqen më shumë është Premier League, historia e “Djajve të Kuq” dhe aspiratat e tyre sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat