Nuk mjaftohen me drejtuesin, Roma “kërcënon” Barcelonën: “Kërkojmë Messi-n!”

Futboll

Nuk mjaftohen me drejtuesin, Roma “kërcënon” Barcelonën: “Kërkojmë Messi-n!”

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 08:30
Messi

Ndonëse Malcom dëshiron të ndryshojë faqe, transferimi i tij kontraversal dhe i papritur te Barcelona, vijon të ketë një impakt në Itali, sidomos te Roma, që supozohej të ishte klubi i tij i ardhshëm.

Pikërisht klubi i kryeqytetit Italian ka njoftuar sot nënshkrimin me Francesco Calvo, në rolin e drejtorit të të ardhurave. Calvo vjen nga Barcelona, aty ku ka punuar që nga viti 2015, duke mbajtur të njëjtin pozicion sikurse tani te Roma. Calvo do të zhvendoset në Itali, për të marrë detyrën në muajin shtator.

Lajmi është konfirmuar vetëm pak pasi Roma, në përballjen miqësore në kuadër të fazës përgatitore ndaj Barcelonës, zhduku gjithçka në Twitter që kishte të bënte me Malcom. Shenja këto të tërbimit të italianëve ndaj transferimit të futbollistit në Nou Camp.

Ndërkohë, James Pallotta, presidenti i Romës, ka përfituar edhe një herë nga afrimi i ish-drejtuesit të Barcelonës, Calvo, për të përsëritur një “kërcënim” ndaj klubit katalanas, sikurse është publikuar në profilin e klubit roman në Twitter: “Kjo nuk ndryshon asgjë, ne vazhdojmë të kërkojmë Messi-n”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat