Milani nuk ndalet në merkato, bashkohet me garën për nënkampionin e botës

Futboll

Milani nuk ndalet në merkato, bashkohet me garën për nënkampionin e botës

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 09:34
Gattusso

Milani, pasi ka zyrtarizuar Higuain dhe Caldara, që i mori nga Juventusi, tani është bashkuar me listën e admiruesve të Mateo Kovacic. Mesfushori i Real Madridit është në kërkim të një destinacioni të ri kësaj vere, me Manchester United, Chelsea dhe Tottenham, të gjithë të kredituar me një interes. Edhe Milani tashmë është i prirur për ta joshur atë dhe rikthyer në Itali.

Te Real Madridi thonë se Mateo Kovacic nuk është i transferueshëm, por kjo nuk i ka ndaluar skuadrat europiane të jenë të interesuara për të. “La Repubblica”, gazeta e njohur italiane, bën me dije se Milani po shtyn për të nënshkruar me kroatin e “Los Blancos”. Në vitet e fundit, kuqezinjtë kanë qenë të interesuar për të, por nuk kanë arritur të sigurojnë një nënshkrim.

Ish-lojtari i Interit pëlqehet nga trajneri Gattusso, i cili e konsideron atë si pjesë kyçe të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Kovacic nuk ka marrë minutat aktivizim që do të dëshironte te Real Madridi. Në Milano ai do të ishte një lojtar kyç. Nga ana tjetër, skuadrat e Premier League e duan atë. Thuhet se Manchester United ka ofruar 60 milion euro, ndërsa Chelsea dhe Tottenham po e ndjekin atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat