Messi përplas Veronin dhe Tevezin

Futboll

Messi përplas Veronin dhe Tevezin

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 11:46
Messi përplas Veronin dhe Tevezin

Argjentina nuk mund të vazhdojë të mbështetet te Lionel Messi për frymëzim, thotë Juan Sebastian Veron, me një kombëtare në tranzicion, që ka nevojë të largohet nga të qenit një ekip me një njeri.

Ndërsa “Albiceleste” ka shumë cilësi, por edhe yje në dispozicion të saj, me lojtarët kryesorë që përfaqësojnë ekipet më të mira në botë, ajo ka luftuar për të gjetur një formulë fituese, por pa sukses.

Ndeshjet e luajtura në Kupën e Botës 2018 evidentuan mjaft të meta, me një eliminim zhgënjyes që në 1/8 finale në Rusi. Ka shumë theks të veçantë në aftësinë e Messit për ta nxjerrë vendin e tij nga “tuneli”.

Nga Argjentina kërkohet të ofrojë mbështetje më të madhe për talentin e Barcelonës, ndërsa tifozët mirëpresin një epokë të re. Ish-lojtari i Manchester United dhe i Interit, Veron, i tha ESPN-it në Argjentinë, pasi pa Pablo Aimarin dhe Lionel Scalonin si pasardhës të përkohshëm për trajnerin Jorge Sampaoli:

“Është koha për të ndërtuar një grup. Natyrisht, nëse Leo është i etur të jetë pjesë e ekipit kombëtar, ata duhet ta përfshijnë atë pak nga pak. Mendoj se duhet ta përgatisim bazën dhe një herë e përgjithmonë të mendojmë për një ekip e të mos mendojmë për dikë të vetëm, që mund të na shpëtojë.

Edhe më shumë në këtë kohë, duke parë ekipet e tjera kombëtare dhe se si u përballën me Kupën e Botës, duket thelbësore të mendosh për një grup”. Messi ende duhet të deklarojë në publik nëse do të vazhdojë karrierën e tij ndërkombëtare drejt Kupës së Botës 2022 (në atë kohë ai do të jetë 35 vjeç), por ish-shoku i ekipit, Carlos Tevez, beson se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë në kërkim të shtimit të “ngarkesës” së tij me kombëtaren, përtej 128 ndeshjeve të deritanishme.

Ai tha: “Unë mendoj se Leo duhet të mendojë për veten. Në qoftë se nuk ka një projekt që e bën atë të lumtur dhe në të cilin ndihet mirë, është shumë e vështirë për të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së Argjentinës, për t’u bërë kampion në vetvete.

Ne jemi duke humbur shumë kohë, duke mos e pasur atë të lumtur dhe duke mos qenë në gjendje t’i japim atij dorën për të arritur fitimin e Kupës së Botës. Mendoj se gabojmë, kur nuk jemi në gjendje ta ndihmojmë Messin, që të ndihet rehat.

Si një lojtar dhe si argjentinas i them atij që na duhet, që duhet të përpiqet të pushojë, që ta mbajë kokën të ftohtë, sepse na nevojitet. Ne kemi nevojë për atë, sepse është shpirti i Argjentinës dhe, për sa kohë që vazhdon të luajë futboll, duhet të jetë kështu, sepse është idhulli më i madh i Argjentinës dhe ai duhet ta marrë atë përgjegjësi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat