City blindon me kontratë të re Gabriel Jesusin

Futboll

City blindon me kontratë të re Gabriel Jesusin

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 11:52
Gabriel Jesus

Talenti brazilian do të qëndrojë edhe për shumë vite në skuadrën kampione të Anglisë.

Gabriel Jesus ka nënshkruar një kontratë të re me klubin anglez, Manchester City.

Kontrata e brazilianit sipas raportimeve është shtyrë deri në vitin 2023.

Jesus u transferua në në Etihad Stadium në vitin 2017 nga Palmeiras, dhe ka arritur të shënojë 24 gola në 53 paraqitje në 18 muajt e parë me Cityn.

Me kontratën e re raportohet që Jesus do të përfitojë edhe një rritje të pagës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat