Tifozët shpërthejnë në “Twitter” për golin e bukur të Shaqirit

Futboll

Tifozët shpërthejnë në “Twitter” për golin e bukur të Shaqirit

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 14:38
Xherdan Shaqiri

Tifozët e Liverpoolit nuk kanë asnjë dyshim – Xherdan Shaqiri do të shkëlqejë në “Anfield”.

Shqiptari debutoi në mënyrën më të mirë me “Redsat” ditë më parë, duke realizuar gol të bukur kundër Manchester United, ndërsa asistoi edhe për një tjetër.

26 vjeçari edhe në stërvitje po tregon se është në momentin më të mirë në karrierë, duke shënuar gola.

Në stërvitjen e djeshme, ai realizoi gol me thembër, diçka që u ka lënë mbresa tifozëve të Liverpoolit anembanë botës, të cilët kanë reaguar në rrjetet sociale.

“Shaqiri po ia vështirëson punën Kloppit”, “Ju premtoj, Shaqiri do të na befasojë të gjithëve. E dini se është i mirë, por nuk e dini se sa shumë i mirë është në të vërtetë”, “Shaqiri është zjarr….”, janë disa nga postimet e tifozëve të Liverpoolit në “Twitter”.

Ka nga ata që besojnë se Shaqa do të shënojë mbi 20 gola në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat