Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, një kërkesë për Agim Ademin - Bota Sot
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, një kërkesë për Agim Ademin

Futboll

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, një kërkesë për Agim Ademin

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 15:33
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, një kërkesë për Agim Ademin

Drejtuesit e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës kanë takuar të premten presidentin e ri të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Kryetari i SHGSK-së, Arlind Grantolli, e uroj Ademin për marrjen e detyrës së re dhe gjatë diskutimit preku disa pika në të cilat FFK-ja mund të ndihmojë komunitetin e gazetarëve sportivë.

“Fillimisht desha të ju uroj për marrjen e përgjegjësisë së drejtimit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Bashkëpunimi ynë me ju ka qenë i madh edhe në kohën e të ndjerit Fadil Vokrri, dhe jemi të bindur që ky bashkëpunim do të vazhdoj. Meqë është takimi i parë zyrtar desha të diskutoj çështjen e kartelave të SHGSK-së dhe njohjen e anëtarëve të saj nga klubet e futbollit në vend. Shoqata do të dorëzoj në FFK listën e plotë të anëtarëve, e cila më pas do të përcillet te klubet e futbollit. Gjithashtu kërkoj nga ju që të ndihmoni gazetarët në lehtësimin e procedurave për pajisje me vizë për të ndjekur aktivitetet sprotive jashtë vendit, dhe të shikohet mundësia për të dërguar një numër të gazetarëve për të përcjellur ngjarjet me theks të veçantë në ndeshjet e Kombëtares se Kosovës” deklaroi Grantolli.

Në anën tjetër presidenti i FFK-së, Agim Ademi u zotua që do të jetë i hapur për të gjithë gazetarët sportivë gjatë kohës që do të jetë në krye të Federatës dhe garantoj se institucioni që ai drejton do ti marrë parasysh të gjitha kërkesat e SHGSK-së. “Në aspektin institucional ndihma do të jetë e parezervë. FFK-ja do të jetë në dispozicion të çdo gazetari sportivë që ka nevojë për ndihmë për tu pajisur me vizë në çfardo forme. Ne kemi nisur disa reforme me klubet dhe jam i bindur që edhe kërkesës për të njohur kartelën e SHGSK-së dhe anëtarët e saj nëpër aktivitete të ndrishme, klubet do ti përgjigjen pozitivisht” theksoi Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...