Trazira në Skoci, tifozët plagosen me thikë para ndeshjes

Futboll

Trazira në Skoci, tifozët plagosen me thikë para ndeshjes

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 17:20
Trazira në Skoci, tifozët plagosen me thikë para ndeshjes

Rangers i Steven Gerrard u përball dje në Gllasgou me Osijekun e Eros Grezdës. Futbollisti i Kombëtares, nuk ishte i disponueshëm për këtë takim për shkak të një dëmtimi. Skuadra skoceze arriti të kualifikohej për më tej teksa barazoi në shtëpi me rezultatin 1:1, ndërsa në Kroaci kishte fituar 0:1.

Ndërkohë pak çaste para nisjes së sfidës ka pasur një përleshje masive të tifozëve kundërshtar. Në këtë përleshje u plagosën me thikë disa tifozë, ndërsa policia skoceze dhe shërbimi i ambulancës kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes suke transportuar të plagosurit dhe neutralizuar dhunën që kishte shpërthyer në rrugë. Raportohet se gjendja e të plagosurve më thikë është e mirë dhe ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat