A mund t’i jap fund Interi dominimit të Juventusit në Serie A me këtë formacion?

Futboll

A mund t’i jap fund Interi dominimit të Juventusit në Serie A me këtë formacion?

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 18:43
Icardi

Pas shumë viteve me probleme pas kurdisjeve që ndodhën, Serie A po rikthehet në një nga kampionatet më të preferuara në Evropë.

Lëvizjet e fundit që kanë bërë skuadrat nga kjo ligë, filluar me kalimin e Ronaldos te Juventus, e kanë shndërruar Serie A në një ligë tërheqëse ende pa filluar sezoni.

Transferime interesante këtë afat ka bërë edhe Interi, që pretendon titullin për herë të parë që nga sezoni i suksesshëm i 2009/2010.

Neroazurët pasi afruan Nainngolan nga Roma, De Vrij nga Lazio e Vrsjalko nga Ateltico Madrid, janë gati edhe për ‘qershinë mbi tortë’, për të sjellë një tjetër emër të madh.

Pas disa ditë negociata me Bayern Munich për Vidal, Inter ka pritur ka hyrë në garë edhe për Luka Modric, për mesfushorin më të mirë të Kupës së Botës që ka shprehur dëshirën për të provuar diçka të re.

Në rast të finalizimit të këtij transferimi, Interi shihet si skuadra e vetme në Serie A që mund t’i bëjë ballë këtij Juventusi, që në skuadër ka edhe pesë herë fituesin  Topit të Artë.

Se si mund të duket formacioni i Interit në sezonin tjetër, mund ta shikoni në fotografinë e mëposhtme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat