Alimi: Shkëndijën e motivon kundërshtari

Futboll

Alimi: Shkëndijën e motivon kundërshtari

Nga: Kemajl Goca Më: 3 gusht 2018 Në ora: 18:47
Armend Alimi

Shkëndija nga Tetova është krenaria e shqiptarëve!  Skuadra kuqezi është në rrethin e tretë të kualifikimeve për Champions League dhe tani për rival ka kampionin e Austrisë Salzburgun. Tetovarët pretendojnë të përgatiten sa më mirë për sfidën e radhës përkatësisht me 8 gusht (19.00), që luajnë si mysafirë i Salzburgut, në kuadër të ndeshjes së parë. Kampioni dhe fituesi i Kupës së Maqedonisë, deri me tash ka hequr qafesh si TNS nga Uellsi (duke fituar 5:0 në Tetovë dhe pësoi me 4:0 si mysafirë), pastaj ekipin moldav Sheriff Tiraspolin (1:0 fituan në Tetovë dhe 0:0 luajtën në Moldavi). Armend Alimi, prej futbollistëve më të shquar në kolektivin e Shkëndijes, tha se janë të qetë në çdo ndeshje dhe beson e shpreson se do të japin maksimumin kundër skuadrës austriake.

“Bota sot”: Shkëndija futet në histori, në rrethin e tretë të Champions League, sa ishte e vështirë kalimi në këtë rreth garash?

Armend Alimi: Personalisht për mua kanë qenë dy ndeshjet me të vështira që kemi pas deri me tash. Duke e ditur rëndësinë e ndeshjes dhe vlerën që ka Champions League mendoj se kemi bërë një punë të madhe.

“Bota sot”: Çfarë e ka veçuar Shkëndijen kundër Sheriff Tiraspolit?

Armend Alimi: Mendoj se shpirti luftarak ekipor që kemi treguar në këto dy ndeshje kanë qenë vendimtare që të kalojmë në rundin e ardhshëm. Në disa momente kemi pas edhe fatin në anën tonë, por kur gjithçka mblidhet mendoj se me meritë jemi këtu ku jemi.

“Bota sot”: Tani kundër Salzburgut, a shpresoni në mrekulli?

Armend Alimi: Normal se shpresojmë dhe besojmë në mrekulli. Më e rëndësishmja për ne është që ne të paraqitemi sa më mirë që mundemi dhe që dimë. Kemi kundërshtarë shumë të fortë por edhe ne kemi arritur përvojë këto vite dhe mendoj se mund të na shërbej në këto dy ndeshje që të tentojmë mrekullinë.

“Bota sot”: A besoni se Shkëndija mund të arrin edhe në fazën e grupeve në Champions, që do të ishte skuadra e parë shqiptare?

Armend Alimi: Prej hyrjes se “Ecologut” me investimet që ka bë në klub, Shkëndija çdo vit tenton këtë arritje dhe do të ishte diçka e papërshkrueshme të arrijmë grupet e Championsit. Mirëpo ne nuk e mendojnë këtë gjë për momentin, koncentrimi ynë është të ndeshja e parë kundër Salzburgut. Domethënë shkojmë ndeshje pas ndeshje, jemi në një moment shumë të mirë dhe nuk kemi asnjë lloj presioni për të arrit objektiva të caktuara.

“Bota sot”: Çfarë e motivon më shumë Shkëndijen?

Armend Alimi: Shkëndijën e motivon kundërshtari dhe arritja në fazën e grupeve qoftë ajo e Championsit apo Europa League. Tre vite me rend tentojmë këtë gjë dhe mendoj se këtë vit kemi mundësi të mirë të arrijmë këtë sukses që do të ishte suksesi më i madh në historinë e klubit.

“Bota sot”: A është Shkëndija më e fortë se vitin e kaluar?

Armend Alimi: Është shumë herët të konstatohet kjo gjë. Mendoj se rezultatet në fundin e sezonit do të tregojnë përgjigjen edhe pse kjo gjë nuk është shumë e rëndësishme pasi edhe ajo ekip e vitit të kaluar edhe kjo kanë vlerat e veta.

“Bota sot”: Cila është porosia për tifozët “Ballistët”?

Armend Alimi: “Ballistët” kanë qenë dhe janë ndër shtyllat kryesore të klubit. Presim përkrahjen e tyre maksimale në këto dy ndeshje edhe pse e dimë që nuk mungon asnjëherë. Shpresoj të jenë në numër sa me të madh që së bashku t’i gëzohemi sukseseve tona, ashtu siç kemi bërë deri tani.

Në rrethin e tretë në Champions, takohen:

Me 7 gusht

Astana (Kazakistan) – Dinamo (Kroacia)

Qarabag (Azerbajxhani)-BATE (Bjellorusia)

Malmo FF (Suedia)-MOL Vidi (Hungaria)

Slkavia (Çekia)-Dynamo  (Ukraina)

St. Liege (Belgjika)-Ajax (Holanda)

Crvena Zvezda (Serbia)-Trnava (Sllovakia)

Benfica (Portugalia)-Fenerbahce (Turqia)

Me 8 gusht

PAOK (Greqia)-Spartaku (Rusia))

Salzburgu (Austria)-Shkëndija (Maqedonia)

Celticu (Skocia)-AEK (Greqia)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat